AKTUALITETKRYESORE

Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë

Në Tiranë janë numëruar deri tani 777 kuti nga 1282 që janë gjithsej. Ajo që po ndodh është një garë e fortë për një mandat deputeti.

PS ka marrë 121 641 vota ose 47.95% të tyre nga të cilat siguron deri tani 19 mandate.

PD ka marrë 89 198 vota ose 35.16% të tyre dhe për momentin numëron 14 mandate.

Në qarkun e Tiranës aktualisht marrin nga një mandat deputeti edhe “Nisma – Shqipëria Bëhet”, Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia.

Por çfarë po ndodh?

PD e ka shumë të lëkundur mandatin e 14-të në Tiranë dhe rrezikon që edhe mund ta humbë me kutitë e mbetura. Në garë për këtë mandat të lëkundur të PD-së është “Mundësia” e Agron Shehajt dhe Partia Socialiste.

Mbetet interesante të shihet se si do të vijojnë trendi i votave të mbetura pa numëruara. Nëse PD do të humbiste mandatin e 14-të, PD do të nxirrte nga lista e hapur vetëm 1 kandidat. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button