AKTUALITETKRYESORE

Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend

Në orën 21.00 të së hënës KQZ përditësoi të dhënat në faqen e saj online për numërimin e 70% të kutive të votimet në mbarë vendin. PS numëron deri tani 506 129 ose 52.49% të përkthyera në 82 mandate në Kuvend.

PD dhe “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore” ka deri tani 328 932 vota ose 34.11% ose 52 mandate

Në vend të tretë është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 34 931 vota ose 3.62% që përkthehen në 3 mandate.

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka grumbulluar deri tani 12 855 1.33% dhe ka 1 mandat.

Koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” e Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt ka 34 066 vota në të gjithë vendin, me 3.53 %, por ka vetëm 1 mandat që e ka fituar në Tiranë.

1 deputet do të nxjerrë e Partia Mundësia e Agron Shehajt që numëron 27 716 vota në të gjithë vendin me 2.87%, por deputetin e vetëm e ka nxjerrë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button