Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADëbimi i një familjeje shqiptare shkakton protesta në Francë

Dëbimi i një familjeje shqiptare shkakton protesta në Francë

Rasti i dëbimit të një familjeje shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura franceze. Autoritetet atje kanë vendosur që familja Hamzaj e vendosur në Lanester të largohet nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve.

Sipas tyre mund të qëndrojë vetëm vajza e familjes e cila është studente në Lorient. Për rastin e kësaj familjeje shqiptare është angazhuar edhe një shoqatë lokale që ka organizuar një protestë duke mbledhur rreth 80 persona përpara prefekturës së Vannes.

“Ne jemi të zemëruar sepse ata janë një familje e ndershme” – tha një nga organizatorët. Megjithatë duket se të gjitha përpjekjet nuk kanë mundur dot që të ndryshojnë vendimi. Mëngjesin e 29 gushtit, anëtarët e familjes Hamzaj u paraqitën vullnetarisht në komisariat.

Pas kësaj nuk dolën të lirë. Dy prindërit dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre u hipën në një aeroplan po atë pasdite dhe u depërtuan në Shqipëri. Vetëm vajza e madhe, e cila studion për infermieri dhe që ka letra mundi të qëndrojë.

“Ministri i Brendshëm ka thënë se dëshiron të jetë i mirë me të mirët dhe i keq me njerëzit e këqij. Në këtë rast ai u bë i keq me njerëzit e mirë” – thanë mbështetësit e familjes Hamzaj. Sipas tyre, familja shqiptare ishte larguar nga vendi 4 vite më parë, duke ikur nga pasiguria dhe kërcënimet për jetën. Pas refuzimit të të drejtës së azilit, ajo ishte e detyruar të largohej nga territori francez.

Rassemblement à Vannes en soutien d'une famille albanaise

“Një familje e ndershme që nuk kërcënon rendin publik. Gjëja më e keqe është se familja është ndarë”, – shpreh keqardhjen Christian Le Meut, anëtar i shoqatës Solidarité exiles Hennebont. “Ata janë 6 anëtarë, 2 prindërit dhe 4 fëmijët, të gjithë në shkollë. Më e madhja, e cila ka statusin e studentes së infermierisë ka letrat e saj dhe ka mbetur e lirë. Ne jemi të zemëruar sepse është një familje e ndershme, e cila në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim për rendin publik”, – shton ai.

Audiola, 22-vjeçare nuk mund t’i mbajë dot lotët duke parë familjen e saj të dëbohet. Mbështetësit e kësaj familjeje thonë se do të “vazhdojnë luftën” për kthimin e tyre në Francë. 

Expulsée ce matin à Lanester, la famille Hamzaj a décollé de Rennes pour  Tirana [Vidéo] | Le Télégramme
Un rassemblement en soutien à une famille albanaise menacée d'expulsion -  Jaimeradio
Cherbourg. Manche : ils se mobilisent pour une famille albanaise menacée  d'expulsion
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME