Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTIlir Daja ia doli/ Ballkani për herë të dytë radhazi në grupet...

Ilir Daja ia doli/ Ballkani për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League

Ilir Daja merr revanshin e tij. Me skeptikët, ata që nuk i besuan, ata që e kritikuan e ndoshta do të vazhdojnë ta bëjnë. Ballkani i tij arrin misionin dhe kualifikuar për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës e kishin pothuaj hipotekuar arritjen me 4-1 me përmbysje në Prishtinë. Kështu, në Hungari, Daja u mjaftua të limitonte dëmet dhe humbja 1-0 me BATE Borisov nuk i prish festën.

Ilir Daja e kishte të qartë llojin e ndeshjes që duhet të bënte skuadra e tij, e kishte provuar herë të tjera me Skënderbeun e me vetë Ballkanin sezonin e kaluar. Skuadra e tij u mbyll prapa, pa hequr dorë nga zotërimi i topit sa më gjatë mundej. BATE duhej të bënte të kundërtën, por peshonte shumë 4-1 i ndeshjes së parë. Ai që kishte certifikuar forcën e kosovarëve ndaj tyre. E kështu, goli i shënuar në minutën e 30’ nga Kontsevoi nuk i iluzionoi shumë bjellorusët.

As ata vetë nuk besonin se mund t’i shënonin dy gola të tjerë kundërshtarit. E në fakt, pas golit Ballkani e rriti lojën dhe nisi të tentonte gjithnjë e më shumë portën e bjellorusëve. Sidoqoftë, asgjë nuk ndryshoi dhe Ilir Daja mund të clironte gëzimin e tij në përfundim të ndeshjes. Ballkani kualifikohet për herë të dytë radhazi në grupe dhe është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin kosovar e trajnerin shqiptar.

Europa Conference League Qualification

(AET) Bodo/Glimt 3-2 Sepsi OSK
HJK Helsinki 2-0 FCV Farul Constanta
Breidablik 1-0 FK Struga
APOEL Nicosia 1-2 Gent
(AP) Brann 3-3 AZ Alkmaar
FC Twente 0-1 Fenerbahce
Viktoria Plzen 3-0 Tobol Kostanay
PAOK FC 4-0 Hearts
BATE Borisov 1-0 Ballkani
Besiktas 1-0 Dynamo Kyiv
Ferencvaros 3-0 Zalgiris Vilnius
Fiorentina 2-0 Rapid Wien
NK Celje 1-1 Maccabi Tel Aviv
Partizani 1-1 FC Astana
(AET) SC Dnipro-1 1-2 Spartak Trnava
Club Brugge 2-2 Osasuna
Eintracht Frankfurt 2-0 Levski Sofia

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME