AKTUALITET

Deri në ora 15:00 pjesëmarrja 33.37%

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

-Ora 15:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 33.37%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2949 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 664084 nga 1990339 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button