Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Kush ishte “Kumbari” shqiptar që u ekzekutua në Athinë

Detaje/ Kush ishte “Kumbari” shqiptar që u ekzekutua në Athinë

I qetë dhe në dukje i pashqetësuar, një person me maskë anti-covid iu afrua një kafeneje të mbushur plot në lagjen Nea Smyrni në Athinë.

Ai qëndroi përpara një tavoline dhe prej andej nxori një pistoletë duke hapur zjarr ndaj 2 personave që shihnin finalen e Kupës së Botës. Më pas ai u largua me shpejtësi në mes të panikut që përfshiu zonën.

Viktimat janë 2 shqiptarë të moshave 41 dhe 44 vjeç. I pari ndërroi jetë që në vendin e ngjarjes pasi mori 2 plumba në kokë. I dyti kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi të shpëtojë edhe pse u dërgua me urgjencë në spital. E plagosur nga plumbat mbeti edhe një vajzë 31-vjeçare që qëndronte në një tavolinë ngjitur dhe që nuk kishte lidhje me viktimat.

Ajo është duke marrë trajtim në spital dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke shkruajnë se sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve mes grupeve kriminale. Në vendin e ngjarjes policia tha se gjeti vetëm 4-5 gëzhoja. Sipas mediave helene njëri nga viktimat është një bandit i njohur në zonë.

Ai konsiderohet si pjesë e një rrjeti që vendosnin gjoba ndaj bizneseve, kryesisht lokale nate në Athinë. Ato e kanë cilësuar si “Kumbari” i zonës. Burime në vendin e ngjarjes flasin për një atentat të menduar prej kohësh. Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndryshonte shpesh mënyrën e lëvizjes.

Shihej shpesh me makina të shtrenjta dhe të shpejta. Thuhet se nuk ruhej ndaj dhe autori e gjeti me lehtësi duke realizuar planin. Në zonë ka nisur një operacion i policisë me qëllim gjetjen e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME