Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedDokumenti/ Vuçiç u shpall “non grata” nga BE në 1999

Dokumenti/ Vuçiç u shpall “non grata” nga BE në 1999

Portali boshnjak i Sarajevës, “Istraga” publikoi sot në profilin e tij në Twitter dokumente që sipas tij konfirmojnë se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte vendosur nën sanksionet e Bashkimit Evropian në shtator të vitit 1999. Si ministër i Informacionit në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE.

“Si njeri i besuar i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, Vuçiq kishte për detyrë të kontrollonte opinionin publik, të izolonte shoqërinë serbe nga informacionet e padëshiruara nga bota e jashtme dhe të disiplinonte mediat e papërshtatshme.

Ka një seri të tërë shembujsh kur Vuçiç, si ministër i Millosheviçit, kërcënoi lirinë e mediave. “Obsesioni” i Vuçiqit për të kontrolluar publikun shihet më së miri sot kur regjimi i tij kontrollon shumicën e mediave në Serbi” – thuhet në shkrim.

“Sot, Vuçiq përdor mediat rreptësisht të kontrolluara për të “ripikturuar” të kaluarën e tij politike, duke u përpjekur të heqë nga biografia e tij të gjitha ato fakte që sot, kur dëshiron të paraqitet si një lider paqësor, i dëmtojnë imazhin e tij publik. Megjithatë duket se nuk po shkon aq lehtë sa ai e imagjinonte…” – citon shkrimi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME