AKTUALITET

Drejtoresha e spitalit të Dibrës godet në fytyrë përgjegjësin e financës

Policia e Dibrës njoftoi mbrëmjen e kësaj të marte se rreth orës 12.00 të kësaj të marte në Komisariat është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër.

Ai ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button