Gazetari Denis Dyrnjaja ka bërë një deklaratë të guximshme në Euronews Albania. Ai tha se ” sipas informacioneve që unë kam dhe vetë njerëzit që kanë bërë Reformën *në Drejtësi), anëtarët e KPK-së dhe KPA-së kanë marrë para!”
“Ju kujtoni një nga personazhet e famshëm kur ne raportonim në ditët e para të reformës, gati gati çdo ditë ne raportonim emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që largoheshin nga reforma.
Besoj që pak a shumë të gjithë mund ta kujtojnë sot atë Jacobs, atë përfaqësuesin e ONM-së që ishte aty, ishte më i serti, më i ashpri në replikat me gjyqtarët dhe prokurorët, – tha Dyrnjaja, – dhe më pas erdhi dalëngadalë duke u sfumuar dhe fuqia e ONM-së në Reformë dhe sipas informacioneve që unë kam, dhe vetë njerëzit që kanë bërë Reformën, anëtarët e KPK-së dhe KPA-së, kanë marrë para!
Kanë marrë në këmbim të kalimit të shumë njerëzve që nuk e meritonin ta kalonin Vettingun! Pra, sita” e Vettingut është çarë dhe reforma ka dështuar!
Unë e kam të vështirë t’iu sjell në këto momente emra, por kam të dhëna që Reforma ka kaluar plot nga njerëzit që nuk e kanë merituar të kalojnë dhe ka “djegur” njerëz të cilët janë kapur për banalitete të vogla, thjesht sepse ligji ishte bërë aq i fortë, pra sita e kriterit ishte e fortë sa mund të kapesh dhe për një filxhan të pajustifikuar.
Por ndërkohë kanë kaluar gjëra trashanike, shumë të mëdha. Kjo do të thotë që ka pasur korrupsion dhe thjesht është rritur çmimi për të kaluar kufirin dhe për të marrë mandatin e një prokurori apo gjyqtari tanimë të çertifikuar nga Reforma në Drejtësi. Kjo e ka kompromentuar rëndë qëllimin e Reformës në Drejtësi”, theksoi gazetari.