AKTUALITET

Dyshimi/ Zjarri në masivin me pisha në Darrëzezë nga pakujdesia

Zjarri në Darrëzezë, pothuajëse i shuar. Ai  është vënë nën kontroll. Burime informacioni nga vëndi i ngjarjes pohuan se zjarri mundë të jetë shkaktuar nga pakujdesia pasi në drekë kanë qënë një grup pushuesish dhe kanë ndezur zjarr për të bërë ushqime në zgarë.

Dy mjete zjarrfikse në gadishmëri, plus edhe tre grupe në gadishmëri nese aktivizohen vatrat të shkojne e ti shuajnë.

Bilanci paraprak i demeve nga zjarri  llogaritet te jete disa ha pyll i djegur. Shkak dyshohet te jete bere pakujdesia e nje grupi pushuesish ne zonen e pyllezuar gjate pergatitjes se ushqimit ne zgare

Do ngrihet grup pune për verifikimin e dëmeve, plus grupi hetimor po punon për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button