Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEmily zgjodhi të feminizojë dukjen me trendin e radhës!

Emily zgjodhi të feminizojë dukjen me trendin e radhës!

Modelja e njohur nuk e ndalon stinën që ta orientojë se ç’të veshë

Modelja e njohur Emily Ratajkowski, e përqafoi para trendin që doli nga pasarelat e koleksioneve të reja 2024-2025.

E emërtuar si “gruaja skandaloze”, modelet u shfaqën me xhaketa të gjera (kostum ose jo), pa asgjë poshtë, as sutjena dhe me xhaketën e hapur.

Nuk është hera e parë që ky trend është sugjeruar, por muajt e ardhshëm pritet ta shohim ngado.

Chloé, Saint Laurent, Mugler, janë vetëm disa nga markat që e promovuan me krenari në pasarela dhe duhet thënë se u pëlqye tepër.

Emily u fotografua me një kombinim të tillë teksa shkonte në një ngjarje dhe kombinimi i fundit të lëkurës me një xhaketë të gjerë në ngjyrë blu të errët, mori shumë komente pozitive online.

Nëse të ndërrohet mendja rrugës, mundesh edhe ta mbyllësh xhaketën lirisht, ndaj je e sigurt.

GettyImages
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME