Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËErdit Hazizaj, oficeri i policisë i trajnuar nga amerikanët që synon kreun...

Erdit Hazizaj, oficeri i policisë i trajnuar nga amerikanët që synon kreun e bashkisë Rroskovecit

Erdit Hazizaj është 45 vjeçari, babai i dy fëmijëve, oficeri i policisë  që la karrirën për të garuar dhe synon të marri kreun e bashkisë së Rroskovecit.

Pasi ka mbaruar Akademini e Rendit në vitin 2000, i etur për dije e nivel arsimor Erditi në vitin 2009 mbaroi dhe fakultetin e Drejtësisë me rezultate shumë të.mira.

Duke pasur rezultate të kënaqëshme ai ka punuar në shumë komisariate e drejtori policie ku ka mbajtur nga poste e niveleve të ulta dhe deri ato më të larta si specialist Krimesh DVP Durrës
Shef Seksioni Ersekë
Shef Seksioni Pogradec
Oficer Specialist Krujë
Shefi Krimeve ndaj Jetës DVP Tiranë
Shef Stacioni Polican
Shefi Sektorit kunder krimit te organizuar DVP Berat
Specialist  Hetimi D.P.P
Shef Komisariati Peqin
Shef Qarkullimi Kavajë etj

Erditi ka provuar që të “mbajë” mbi shpatullat e tij nga detyrat e thjeshta në Policinë e Shtetit si specialist hetimi ne Drejtorinë e Pastrimit Parave  dhe deri në shef qarkullimi, shef komisariati.

Korrektesa, pastërtia e fugurës, i  pakorruptuar, ndershmëria, dashamirësia dhe urtësia me kolegët e komunitetitn ku ka punuar kanë qënë virtytet e figurës së policit që kërkon sot koha ku jetolmë , koha ku dhe ne po integrohemi për të qënë pjesë e Bashkimit Europian, ëndrra e shqiptarëve për të qënë edhe ne pjesë e Europës.

Duke parë vetitë dhe cilësitë e policit “modern” që koha sot kërkonë, autoritetet amerikane e kanë përfshirë Erdit Hazizaj në disa trajnime duke e çertifikuar për rezultatet e aftësitë e tij të larta profesionale.

Djal i qetë, familjar ashtu si e thonë edhe në dokumentat e tij profesionale të punës  agjent i fshehtë dhe me etikë të lartë profesionale ai nuk para rri lokaleve, apo zyrave  në këto ditë të ngjeshura fushate elektorale, atë e gjen kokë më kokë, shtëpi më shtëpi nga njëri cep i bashkisë Rroskovecit më cepin tjetër. Ai nuk bën dallime nëse je me bindje të djathta apo të majta, si i takon, ulet, bisedon, njihet me hallet e problemet e tyre.
Ai u sugjeron  banorëve që kanë probleme si të kërkojnë të drejtat e tyre, ku të marrim dokumenta, ku të trokasin në dyer institucionesh që e kanë për detyrë që tu përgjigjen e ti zgjidhin. Ai u thotë se pas 14 Majit dyert e bashkisë që ai do drejtojë do jenë të hapura për qytetarët sepse bashkia është institucioni i tyre, punonjësit e saj marrin rrogën nga taksat e tyre dhe e kanë për detyrë që ti presin, ti dëgjojnë e tu afrojnë zgjidhje, jo si kjo bashki sot që është hermetike dhe as i pret e as i zgjidh askush dhe askënd.

Ashtu si “i fshehtë”, që është trajnuar  si hetuesi i pastrimit parave ai ka “qepur” shumë dosje, dokementa e shkelje ligjore që kryetarja në detyrë e bashkksë Rroskovecit Majlinda Bufi ka kryer e të gjitha k’to do i drejtohen organeve hetuese te drejtësisë në Fier e në Tiranë sepse askush cilidoqoftë nuk mund të luaj , të përvetësoje e abuzojë me fondet publike, denoncime që edhe dega e PD e Rroskovecit ka bërë publike disa herë duke u drejtuar edhe SPAK-ut që të nisi sa më parë hetimet për Majlinda Bufin, kryetaren në ikje të bashkisë.

Kudo ku shkon Erditi edhe pse pritet në fillim ftohtë (nga të majtët) për shkak të bindjeve politike njerëzit afrohen për kurreshtje, e më pas aprovojnë dhe përçojnë bisetat që bëjnë me të tek baborë e bashkëfshatarët e tyre duke e “ngrohur” e duke i premtuar se vota jo vetëm e tyre por e familjarëve të tyre do të jetë për djalin e tyre që të jetë pas 14 majit Kryebashkiaku që ata duan, pushtetari që i pret, i dëgjon dhe i zgjidh e jo kryetari që shtërngon rripin, u prish muret, u shkul ullinjtë, u prish gjerdhet, u shkon me bllok e lista duke u kërkuar votën, duke u kujtuar nderet e bëra dhe tani u kërkon votën në këmbim etj etj.

Erdit Hazizaj, djali i Rroskovecit, oficeri i policisë i trajnuar nga amerikanët e meriton kreun e bashkisë së Rroskovecit, votojeni për të qënë ai kryebashkiaku juaj në 15 maj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME