SPORT
Europa League/ Finalja do të jetë një derbi anglez United-Tottenham në Bilbao

Manchester United siguroi kualifikimin në finalen e Europa League duke mposhtur Athletic Bilbaon edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-1, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Jauregizar, por më pas “Djajtë e Kuq” reaguan fuqishëm me dy gola të Mason Mount, dhe nga një gol të Casemiros dhe Hojlundit, duke vulosur kualifikimin për në finale.
Tottenham konfirmoi epërsinë ndaj skuadrës norvegjeze pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, duke fituar edhe takimin e kthimit me rezultatin 2-0. Tani, të dy gjigantët anglezë do të kërkojnë lavdinë evropiane në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos.