Uncategorized

27 vjeçari me karrotrec godet për vdekje endacakun në Rrogozhinë – Lushnje

Lushnjë – Duke u gdhirë dita e sotme një drejtues mjeti nga Levani teksa ka qënë duke udhetuar me mjetin e tij karrotrec në aksin e autostradës Rrogozhinë – Lushnje ka goditur me pasojë vdekje një 50 vjeçar ende të pa identifikuar

Policia

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button