Jenna Ortega, Hilary Swank, Jennifer Coolidge i “The White Lotus”, Henry Golding dhe Jennifer Hudson janë ndër emrat e rinj që do të prezantojnë Golden Globes 2023.
Shfaqja e këtij viti, e cila do të drejtohet nga Jerrod Carmichael, do të ketë gjithashtu prezantues të shpallur më parë, duke përfshirë; Jamie Lee Curtis, Tracy Morgan, Quentin Tarantino, Billy Porter dhe Natasha Lyonne. Emra të tjerë të mëdhenj që do të prezantojnë përfshijnë; Ana De Armas, Ana Gasteyer, Nicole Byer, Niecy Nash, Colman Domingo dhe Michaela Jaé Rodriguez.
“The Banshees of Inisherin” hapi fushën me tetë nominime, duke përfshirë filmin; më të mirë (muzikal ose komedi) dhe aktorin më të mirë për Colin Farrell.
Ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shkojë fitues në shtëpi, dihet se Eddie Murphy do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille 2023. Ai i jepet një individi të talentuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në botën e argëtimit”, sipas Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit.
Ryan Murphy do të marrë gjithashtu çmimin Carol Burnett, që i jepet dikujt për “punën e tyre në karrierën televizive. Ndikimin që kanë pasur si në industri ashtu edhe në audiencë”, sipas HFPA.
Ceremonia e 80-të e Golden Globes do të transmetohet drejtpërdrejt më 10 janar në NBC në orën 20:00. Shfaqja do të transmetohet gjithashtu në Peacock.