Enver Sheshi, një nga të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit, ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së.
Mësohet se ditën e djeshme, Seshi ka dalë nga burgu 313 rreth orës 16:15 dhe është transportuar në QSUT.
Ai ndërroi jetë pas pësoi një arrest kardiak, teksa pritet që të kryhet ekspertiza.
Sheshi, administratori i kompanisë “Leli-17” sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313 ku po mbahet prej disa kohësh. Me marrjen e lajmit ai është dërguar me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit. SPAK përmend se aksioneri kryesor, Klodian Zoto, në bashkëpunim me Arenc Myrtezanin pasqyruan situacione të pavërteta në bashkëpunim me këto kopmani në vlerën e 4 milionë euro, që më pas u paguan nga Ministria e Mjedisit.