Igli Tare, pritet konfirmimi si drejtori sportiv i Milan

Igli Tare është gjithnjë e më pranë marrjes së detyrës si Drejtori i ri Sportiv i Milan. Sipas asaj që raportohet, pas takimeve të zhvilluara të premten në Londër me Cardinale dhe Ibrahimovic, ish-drejtuesi i Lazios është në avantazh ndaj dy kolegëve Andrea Berta dhe Fabio Paratic, dy kandidatët e tjerë të vlerësuar nga klubi. Nëse zgjedhja e ish-lacialit Tare si drejtori i ri sportiv do të konfirmohet përfundimisht në orët e ardhshme, duke pasur parasysh marrëdhënien e shkëlqyer mes tyre, në klubin kuqezi do të qëndronte edhe Moncada së bashku me drejtuesin shqiptar.
Pas takimeve të Ibrahimovic edhe me Berta dhe Paratici e pas dëgjimit të ideve dhe projekteve të tyre, Milan duket se ka vendosur të fokusohet te ish-drejtori sportiv i Lazios për t’i dhënë skuadrës një pikë referimi me përvojë dhe të përgatitur. Duke qenë se Berta së fundmi ka qenë pjesë e Atlético Madrid dhe është i tërhequr nga sfida e Premier League, kandidatura e tij ishte ftohur disi ditët e fundit, me drejtorin sportiv në prag të një marrëveshjeje me Arsenal. Ndërkohë, edhe Fabio Paratici ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Angli, ku ka disa negociata në zhvillim, përfshirë atë me Tottenham.
Igli Tare qendroi te Lazio për një periudhë 18 vjeçare, mes shumë uljesh e ngritjesh, por gjithnjë duke goditur në merkato. Një rrugëtim i gjatë në kërkim të përmirësimit, duke kërkuar kualitetin me çmimin e duhur. E në fakt, Tare ka vepruar gjithnjë në unisens me presidentin Lotito. Nga goditjet me parametër zero të Strakoshës e Klose te më i shtrenjti, Correa për vetëm 18 milionë euro. Plusvalencat kanë qenë pika e fortë e shqiptarit të bardhekaltërve dhe tek Milan ka nevojë edhe për këtë.