Ilir Meta: Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin e Shqipërisë

Ilir Meta shkruan në profilin e tij në facebook: “Fotoalbum – Takim i mrekullueshëm i Partisë së Lirisë me diasporën në Milano.
Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!
U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre.
Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!
Diaspora jonë e hershme dhe e re është krenari dhe pasuri e çmuar kombëtare, prioritet i Partisë së Lirisë!”- përfundon mesazhin e tij ish-presidenti i Republikës dhe President i PL.




