SPORT

Uzuni zbarkon në Austin dhe bëhet gati për aventurën amerikane

Myrto Uzuni më në fund nis aventurën amerikane. Sulmuesi shqiptar, pasi kishte firmosur kalimin në radhët e klubit amerikan të FC Austin nga radhët e Granadas, ka kaluar dy javë në Shqipëri, në pritjes së plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për udhëtimin në SHBA.

Nuk ishte vetëm viza e udhëtimit, por edhe leja përkatëse e punës, e nevojshme për futbollistët që transferohen në MLS, të cilat kanë shtyrë udhëtimin e lojtarit edhe pse ai kishte firmosur disa ditë më parë me klubin amerikan.

Pritjes i ka ardhur fundi dhe gjatë ditës së sotme, Uzuni ka udhëtuar drejt SHBA, duke zbarkuar në Teksas në SHBA, teksa ka postuar edhe fotot e para nga qyteti i Austin që do të bëhet shtëpia e tij për tre vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button