Dita 18/ Mijëra qytetarë pritet të dalin sot para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Protesta e 18-të radhazi kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mijëra qytetarë do kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Organizatorët e konsiderojnë këtë mobilizim si vazhdim të reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe qeverisjes së vendit.
Sipas njoftimit të ditës së djeshme, protestuesit do të mblidhen në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.
Masa e qytetarëve do të përshkojë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet edhe pjesa kryesore e protestës.
Kjo protestë shënon tubimin e 18-të radhazi të qytetarëve, të cilët prej javësh kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se protesta synon të përcjellë një mesazh të qartë kundër qeverisjes aktuale.









