Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKajmaku u kap me 20 kg drogë/ Balla: Nuk është pjesë e...

Kajmaku u kap me 20 kg drogë/ Balla: Nuk është pjesë e PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmakut. Ish-kryetari socialist i bashkisë së Vorës u prangos disa ditë më parë në Itali, pasi u kap me kokainë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se qëndrimi i tyre është i qartë për raste të tilla. Sipas tij, ligji duhet të funksionojë njësoj dhe të godasë këdo.

“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshendet veprimet e policisë. Është një qëndrim I qartë që nuk bën dallim për aksënd. Ligji duhet të godasë . Agim Kajmaku prej kohësh nuk është më pjesë e Partisë Socialiste.”, tha Balla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME