Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKë pëlqejnë më shumë shqiptarët mes Ramës, Berishës dhe Bashës

Kë pëlqejnë më shumë shqiptarët mes Ramës, Berishës dhe Bashës

Matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania sjellin pëlqyeshmërinë për liderët kryesorë të politikës shqiptare një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Kreu i qeverisë Edi Rama është njëri prej liderëve politikë që ka kaluar në vlerësimin e qytetarëve në sondazhin e fundit. 

Sipas Barometrit – Euronews Albania (48.4 %) e të intervistuarve ballë për ballë nga Data Centrum, kanë mendim pozitiv për kreun e qeverisë, ndërsa (47.3%) kanë mendim negativ për të.

Në një periudhë 5 mujore të matjeve të vazhdueshme të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të.

Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %). Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %). Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje. 

Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt. Po ashtu, moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra. 

Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4%) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.


Në vlerësimin e qytetarëve për pëlqyeshmërinë ka qenë edhe lideri i opozitës Sali Berisha. Mendimi pozitiv për të sot është (25.6 %) dhe mendimi negativ është (70.3 %).

Në krahasimin e të dhënave të përfituara nga matjet e fundit, shihet një rënie e mendimit pozitiv për të me rreth (3.1%) dhe pothuajse në të njëjtin nivel (2.8%) rritje e mendimit negativ.

Në janar pëlqyeshmëria për Sali Berishën ka qenë (28.7%) ndërsa sot është (25.6 %). Mendimi negative në janar 2024 ka qenë (67.5 %) dhe sot është (70.3 %). 

Nga analiza e të dhënave demografike Sali Berisha pëlqehet më shumë nga meshkujt ( 30.9%) sesa nga femrat (19.4 %.)

Pëlqyeshmëria për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania është (13 %). Ata që nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën janë (82.5 %) e intervistuarve.

Në krahasimin e të dhënave me matjet e mëparshme, Lulzim Basha nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në nivelin e mendimit pozitiv dhe negativ.

Mendimi pozitiv për të në Mars 2024 ka qenë (12 %) dhe sot është (13 %). Mendimi negativ për Lulzim Bashën në Mars 2024 ka qenë (84.9 %) dhe sot është (82.5 %).

Pëlqyeshmërinë më të lartë sipas votës politike të vitit 2021 Lulzim Basha e ka tek votuesit e PD në nivelin (17.9%) dhe më të ulëtën tek ata të cilët nuk e identifikojnë votën e tyre në nivelin (9.8%). /Marrë nga EuronewsAlbania.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME