Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKërcet kallashinë në Lezhë, i shpëtojnë atentatit dy persona

Kërcet kallashinë në Lezhë, i shpëtojnë atentatit dy persona

Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, ku u qëllua me armë zjarri drejt një foristrade tip ML në lëvizje.

Burimet bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një atentat, objektiv i të cilit ishin dy personat nga Miloti që po lëviznin me automjet.

Sipas policisë në Ishull Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Ata raportohet se janë kushërinj.

Deshmitare ne vendngjarje kane bere te ditur se ka qene nje automjet tip audi brenda te cilit ndodhej edhe nje person si pasagjer ne pjesen e pasme, i cili ka qelluar disa here me pistolet ndaj fuoristrades mercedez ku udhetonte 28 vjecari sebashku me kusheririn e tij.

Blerim Preçi

Po sipas ketyre deshmitareve, sapo ka degjuar te shtenat, i riu ka frenuar dhe eshte hedhur nga makina, ndersa automjeti ka vijuar levizjen edhe per disa metra duke perfunduar jashte rruge. Prokuroret kane marre kamerat e sigurise te nje biznesi aty prane dhe po analizohen nese ka arritur te shquaje mjetin ku udhetonin atentatoret.

Ndërkohë mësohet se Blerim Preçi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit.

“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit Blerim Peçi dhe Klisman Preçi që të dy nga Miloti

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME