Kjo është anija elektrike më e madhe në glob

Australia ka hedhur një hap të madh në drejtim të teknologjisë së gjelbër duke prezantuar në det anijen elektrike më të madhe në botë, një traget me bateri të ndërtuar nga kompania tasmaniane Incat.
I quajtur përkohësisht Hull 096, ky gjigant detar u lançua ditët e fundit në qytetin Hobart dhe pritet të revolucionarizojë transportin detar me emetime të ulëta.
Anija, e gjatë 130 metra, do të operojë nën emrin China Zorrilla, në nder të aktores së njohur uruguaiane, dhe do të shërbejë si traget mes kryeqytetit të Uruguait, Montevideo, qyteteve të tjera të vendit dhe Buenos Aires, Argjentinë.
Me një kapacitet prej 2,100 pasagjerësh dhe 225 automjetesh, ajo është ndërtuar për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve në një mënyrë tërësisht elektrike.
Hull 096 përmban mbi 250 ton bateri dhe një sistem të avancuar të ruajtjes së energjisë (ESS), me një kapacitet prej më shumë se 40 megavatësh, katër herë më shumë se çdo sistem tjetër detar i mëparshëm.
Ky sistem fuqizon anijen për një udhëtim prej 90 minutash pa ndalur, duke u mbështetur vetëm në energji elektrike. Në anije janë integruar edhe tetë pompa uji elektrike, duke e bërë atë një shembull të shkëlqyer të inxhinierisë së qëndrueshme detare. iefimerida