Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokaina në Frakull, 10 të arrestuarëve u merret dëshmia

Kokaina në Frakull, 10 të arrestuarëve u merret dëshmia

Prokuroria e Posaçme ka nisur marrjen e dëshmive të 10 personave të arrestuar si porositës dhe organizatorë të trafikut të 430 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, të kapur në Frakull të Fierit.

Ndër të parët që u pyet nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte shtetasja Enxhi Ferhati, e cila sipas SPAK, dyshohet se ndihmonte të dashurin e saj Denilson Çervanaku, të kontaktonte me bashkëpunëtorët e trafikut në Kolumbi.

Megjithatë, Ferhati ka pranuar para hetuesve se ajo ka rënë në dijeni të aktivitetit kriminal vetëm kohët e fundit, por nuk ka pasur asnjë rol aktiv dhe shkresat e përkthyera nga ajo lidhen vetëm me transportin e plehut kimik.

Denilson Çervanaku sipas SPAK ka pasur një nga rolet kryesor në transportin dhe ruajtjen e lëndës në Shqipëri. Në ditët në vijim, do të merren në pyetje edhe personat e tjerë, nga të cilët hetuesit do të kërkojnë bashkëpunim në zbardhjen e rrethanave të linjës së trafikut.

SPAK mbajti për 3 muaj në përgjim 10 personat duke zbuluar itinerarin e trafikut të lëndës narkotike, kamuflimin e saj mes thasëve me pleh kimik dhe implikimin e shtetasve kolumbian, në ndarjen e kokainës nga plehu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME