Nga Melsi Xhaxho – Ata që kanë humbur arsyen janë si aktorë që performojnë një dramë të dhimbshme, duke bërë që fjalimet e tyre të jenë një shfaqje qesharake dhe ironike. Fjalimet e tyre janë vetëm hije e një kohë të humbur, duke e bërë veten pjesë e një komedie absurde në politikë.
Humbja e interesit publik është shfaqur në fjalimet e tyre, duke e bërë atë pjesë e një teatri talljeje, me pak interes për shoqërinë.
Fjalimi “i pengut” në qytetin e Roskovecit shpërfaqi një imazh të tensionuar dhe një tendencë drejt akuzave dhe përçarjes së brendshme. Për shkak të kësaj sjelljeje, është e nevojshme të shprehem me shqetësim në lidhje me mënyrën se si politikani ka zgjedhur të komunikojë me publikun dhe ndikimin e këtij lloji retorike në stabilitetin e partisë së tij.
Por, vizita e “pengut” të Ballës në qytetin tonë ishte thjesht për të marrë atributet për ndihmën e paçmueshme që iu dha “sektit të rilindasve” për zgjedhjet e 14 majit. Dhe po, ndoshta mendoi të
merte mirënjohje, madje dhe një dekoratë….
Faktet kanë dal sheshit dita-ditës, biles dhe numri 2 i qeverisë së “ sektit të rilindjes” tregon se SPAK-u është një vegël në duart e Ramës, dhe e përdorë për të luftuar kundërshtarët, ndërsa “pengu” duket se ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta kamufluar këtë. Ai ka krijuar një pamje ku SPAK-u është një “superhero” që ka nevojë për mbështetjen e tij të përhershme.
Demokratët e Roskovecit e kanë zgjedhur rrugët e tyre. Më të bashkuar se kurrë kurdër regjimit dhe patricave të tij.
Ju bëjë thirrje të gjithë demoktratëve dhe njerzve të ndershëm, bashkohuni ditën e hënë datë 5 Shkurt ora 17:00 para parlamentit në protestë…
O Sot, O Kurrë!”