POLITIKËTOP-NEWS

Bushkolaj: “Faktet po mbyllin rrethin”, ora e Ramës po mbaron

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se po i afrohen fizikisht dhe figurativisht zyrës së Kryeministrit. Zhvillimet e fundit, veçanërisht ato që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), po nxjerrin në pah detaje tronditëse që më herët ishin vetëm në kuadrin e denoncimeve publike.

Gazetari Elkier Bushkolaj, në një studio televizive, u shpreh se godina e AKSHI-t, e cila ndodhet përballë Kryeministrisë dhe ndahet prej saj vetëm nga një kopsht, është kthyer në epiqendrën e një skandali të ri. Sipas Bushkolajt, prokurorët e SPAK dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në atë që ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar si “kopshtin privat të Edi Ramës”, dhe se në këtë hapësirë, biznesmenë të caktuar kanë përfituar tendera për vite me radhë, ndërsa të tjerë janë bërë pre e rrëmbimeve nga individë të lidhur me hierarkinë e lartë të Policisë së Shtetit.

Bushkolaj shprehet se hetimet nuk ndalen këtu. Njëkohësisht, një tjetër grup prokurorësh po heton çështje të tjera të bujshme, si ajo “Balluku”, duke u vendosur figurativisht “në paradhomën e Edi Ramës”. Ajo që i bën këto zhvillime edhe më domethënëse është fakti se ato burojnë nga denoncimet e detajuara të ish-zyrtarit të lartë, Arben Ahmetaj, i cili ka qenë pjesë e atyre zyrave dhe ka pasur njohuri të brendshme.

Sipas Busholajt , denoncimet e tij, që përfshijnë çështjet AKSHI, Balluku dhe Veliaj, nuk konsiderohen më si aludime. Ato po kthehen në fakte të konfirmuara përmes dosjeve hetimore, të dhënave dhe emrave të kompanive që po dalin në dritë. Shkalla e akuzave arrin deri në pretendime për rrëmbimin e biznesmenit Daniel Shima dhe kërcënime direkte ndaj tij nga vetë Kryeministri Edi Rama, sipas dëshmive të Ahmetajt.

Bushkolaj thekson se këto zhvillime tregojnë një kalim nga faza e pandehmave në atë të fakteve që po verifikohen nga vetë prokurorët e SPAK. Tashmë, pritet që konfirmimi i radhës nga drejtësia të lidhet me një tjetër element të rëndësishëm të denoncuar: pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit.

Bushkolaj:

Tani nëse flasim për godinën e AKSHI-t, nëse e ke parasysh godina e AKSHI-t është përballë me godinën e kryeministrisë. Kanë ndërmjet vetëm një kopsht. Biznesmenë që merrnin tendera për vite me rradhë në atë kopsht janë rrëmbyer nga njerëz në hierarkinë e policisë së shtetit që kanë bashkëpunuar me të tjerë biznesmenë.

De facto sot që po flasim, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH-së janë në kopshtin privat të Edi Ramës. Kështu e ka cilësuar vetë ish-zëvëndësi i tij Arben Ahmetaj në intervistën me kolegun tonë Çim Peka. Ndërkohë që një pjesë tjetër e prokurorëve de facto nga sot janë në paradhomën e Edi Ramës.

Pra për çështjen Balluku. Dhe janë të dyja denoncimet të bëra nga një njeri që ka qenë në ato zyra, Arben Ahmetaj. Pra nëse flasim për çështjen e AKSHI-t, nëse flasim për çështjen Balluku, nëse flasim për çështjen Veliaj, janë denoncime konkrete edhe me detaje konkrete, janë detaje që ne sot po i konfirmojmë. Kur lexojmë dosjen, kur lexojmë të dhënat, kur lexojmë emrat e kompanive, kur lexojmë se çfarë ndodhi apo denoncimin.

Foli edhe për rrëmbimin e Daniel Shimës dhe për kërcënimet e tij, që sipas Ahmetaj ka pasur kërcënime dhe direkte nga kryeministri Edi Rama. Pra janë gjëra që po faktohen nga vetë prokurorët e SPAK-ut. Nuk jemi më në kushtet e aludimeve. Me sa duket, konfirmimi i rradhës pritet të jetë me atë se çfarë ndodh me pastrimin e parave në ndërtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button