KRYESOREKULTURË

Liqeni termal në Leskovik/ Auron Tare: Nuk e zbuluan çekët, vendi quhej vrima e Kopiles.(video)

“Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit”

Dy fjale mbi “zbulimin” ne Leskovik.

E para duhet te dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja ne Shpellen e lidhur me kete toponim eshte nje vend i njohur per banoret e zones se Leskovikut.

E dyta ekipi cek ka qene i ftuar nga Njesia vendore e Leskovikut, per te bere markimin e shtigjeve per turizmin malor. Ndihme qe ekipe ceke e ka bere edhe ne Kanionet e Nivices ne bashkepunim me Bashkine e Tepelenes. Per kete mikro projekt duhet falenderuar ne vecanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culanit, Berti Nasit dhe Bertit Vezuli te cilet kane qene ekspertet vendas qe kane udhehequr Ceket ne shtigjet dhe zonat me interesante te zones. Pa ndihmen e tyre ky projekt per qasjen ndaj turizmin kulturor te zones se Leskovikut do te ishte e pa mundur.

Ekipe Ceke, sic thashe me siper nje pjese e tyre te cilet kane punuar me ne edhe ne Nivice u ftuan per te ndihmuar ne krijimin e nje koncepti per turizmin malor ne zonen e Leskovikut. Pjese e ketij mikro projekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror ne Leskovik ku Edi Culani njohes i shkelqyer i zonese drejtoi ekipn ne kete shpelle, shpelle te cilen ai vete e kishte eksploruar deri ne thellesine 400 m.

Pjese e ketij mikro projekti ishte edhe nje grup i vogel etimologesh, biologesh dhe orintologesh britanike sebashku me dy eksperte shqiptare per te bere iventarin e Fluturave, Orkideve dhe Zogjve te zones. Duhet thene se vetem Krahina e Leskovikut sipas ketyre studiuesve ka 4 here me shume specie fluturash se e gjithe Britania e madhe. Me sa duket miqte Ceke pasi u fut en ne Shpellen e Lumit me te shkuar ne Pragë kane ftuar speleologe per ta eksploruar me tej këtë shpellë. shumë mirë kanë bërë Por në bashkepunimet nderkombetare ne Europe apo me tej ka nje protokoll normal qe te gjitha eksplorimet apo kerkimet ne territorin e nje shteti behen ne bashkepunime me autoritetet lokale apo qendrore.

Fakti qe miqte tane Ceke vendosen te bejne nje lajm te tille pa pjesmarjen e Njesise Vendore si dhe miqve shqiptare qe punuan bashkarisht mendoj une nuk eshte korrekte. Gjithsesi pak vemen dje per Leskovikun eshte dicka poz ‘itive dhe nje menyre per te bere te ditur rendesine e madhe te kesaj zone ne turizmin kulturor dhe natyror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button