Luis Figo i thotë Real Madridit t’ia rrëmbejë top yllin Barcelonës nga dora

Legjenda e futbollit portugez, Luis Figo, ka dhënë një deklaratë të qartë në lidhje me merkaton e verës së Real Madridit, duke kërkuar afrimin e anësorit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.
“Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë. Do të nënshkruaja me Nico Williams, me siguri. Ai është një perlë”, deklaroi Figo për Diario AS.
“Çmimi i tij më duket i përballueshëm, duke marrë parasysh paratë që shpenzohen në ditët e sotme”.
Ai e cilësoi Williams si një nënshkrim të zgjuar për shkak të cilësisë dhe moshës së tij të re.
“Do të ishte një transferim i mirë për shkak të cilësisë që ka, dhe gjithashtu për shkak të moshës së tij të re”, potencoi portugezi.
Figo e krahasoi gjithashtu Williams me veten.
“Ne jemi lojtarë të ndryshëm. Ai është shumë i shpejtë, më pëlqejnë anësorët sepse aty kam luajtur më mirë, por nuk isha aq i shpejtë sa ai. Do të doja të kisha qenë kaq i shpejtë”, vazhdoi Figo.