Wednesday, May 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMartinaj/ Prokuroria kërkoi kontrolle në disa banesa, Gjykata e ndaloi

Martinaj/ Prokuroria kërkoi kontrolle në disa banesa, Gjykata e ndaloi

Hetimet për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Kurbinit kërkoi lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë. Nuk dihet se për çfarë ekzaktësisht kërkoi Prokuroria e Kurbinit të bënte ato kontrolle në Shijak.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 8 gusht, pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur. Zhdukja e njeriut shumë mediatik të botës së krimit dhe biznesit ka mbërthyer shqiptarët pas mediave për gati dy muaj. A është vrarë apo është zhdukur Martinaj? Fillimisht peshorja anonte më shumë nga inskenimi i ngjarjes. Së fundmi, dyshohet se Martinaj ka pësuar një fund tragjik. ©Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME