AKTUALITETKRYESORE

Mbështetësit e PD dhe Berisha para kryeministrisë për protestën kombëtare

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e kësaj të shtune te kryeministria ka nisur. Qindra qytetarë nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar për të shprehur revoltën e tyre. Më pas ata kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë.

Ndërkohë forca të shumta policie janë mbledhur në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës.  duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. 5 autobotë me ujë janë vendosur po ashtu në zonë.

Saliberisha Pd 750x375

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu për t’ju bashkuar qytetarëve në protestë. Berisha ka dalë nga selia rreth gjysmë ore pasi nisi revolta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Kryedemokrati është i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, Luçiano Boçi, Asllan Dogjani dhe mbështetësit e PD-së.

PD ka kërkuar 3 orë leje për protestën para kryeministrisë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. 1 mijë efektivë janë angazhuar në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button