BOTA

Mbi 100 mijë persona në radhë për t’i bërë nderimet e fundit Papës

Rreth 100 mijë njerëz po presin të hyjnë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të ndjerë, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Trupi i Papës u transferua në bazilikën në zemër të Romës mëngjesin e së mërkurës. Nga ora 11:00 bazilika është e hapur për publikun, por koha e pritjes është e gjatë. Trupi i papës shfaqet në një arkivol të thjeshtë prej druri.

Fillimisht, bazilika ishte menduar të qëndronte e hapur deri në mesnatë. Turma ishte aq e madhe sa Vatikani nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së saj të hapur më gjatë se sa ishte paralajmëruar fillimisht.

Pritet një fluks më i madh njerëzish, sidomos në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje. Të enjten pritet që edhe Bazilika e Shën Pjetrit të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në mesnatë dhe të premten nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button