AKTUALITET

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt komisariatit: Lironi çunat!

Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria.

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1.

Pasi në këtë komisariat mbahen edhe 25 protestues të cilët u ndaluan nga policia pas protestës së sotme të mbajtur në orën 10: 00 para Kuvendit

Qytetarë kanë nisur marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë me thirrjen: “Arrestoni Ramën!” 

Sot mbahet protesta e 110-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, duke shënuar një tjetër kapitull të mosbindjes civile dhe revoltës popullore në kryeqytet. 

Vendosmëria e qytetarëve për të mbajtur gjallë këtë valë protestash për 110 ditë me radhë konfirmon thellësinë e krizës politike dhe refuzimin e prerë popullor ndaj kabinetit qeveritar, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të presioneve në terren deri në dorëheqjen e plotë të ekzekutivit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button