KRYESOREPOLITIKË

Mbyllen regjistrimet, 53 parti në garë për 11 majin

Janë mbyllur sot në KQZ regjistrimet e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.

Ilirjan Celibashi regjistroi edhe dy partitë e fundit, dhe kështu numri total i logove për parlamentin e ri, shkon në 53.

Të fundit u regjistruan grekët e partisë MEGA, të cilët kaluan një përçarje të brendshme për kryetarin e partisë.

Edhe Lulzim Basha garon për 11 majin, duke regjistruar partinë Koalicioni Euroatlantik, me kryetar Endri Hasën.

Deri sot në mesnatë, partitë kanë të drejtë që t’i paraqesin KQZ-së kërkesë për t’u grupuar në koalicione, por deri më tani, asnjë e tillë nuk është depozituar në këtë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button