Një operacion policor është kryer mesditën e të premtes në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.
Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë, e më pas ndërhyri për arrestimin e tij. Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion. Mësohet se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet. Shihni pamjet më poshtë.