Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËMë të mirët e vitit 2022/ Çmimet Kombëtare Harpa ( Edicioni i...

Më të mirët e vitit 2022/ Çmimet Kombëtare Harpa ( Edicioni i 10-të)

Fier – Edicioni i dhjetë i çmimeve “Harpa”, mblodhi në një mbrëmje gala, figura të njohura të artit, kulturës, letërsisë, medias e politikës të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Në një mbrëmje Gala shumë ndryshe nga edicionet e tjera, edicioni i 10-të ishte konceptuar krejt ndryshe si nga skenografia, skenari, ambienti, dekori, me një fjalë grupi organizator në kuptimin e plotë kishte kryer një punë fantastike dhe duhet përgëzuar.

Ky eveniment i kthyer tashmë në një traditë, ka akorduar disa çmime, duke vlerësuar emra e personalitetet më të spikatura gjatë vitit 2022.

U vlerësuan me çmime artistët Viktor Zhusti, Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Aurela Gaçe, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Luela Myftari, Monika Stafa, Arta Marku, ndërsa çmimin e madh e fitoi akademiku Shaban Sinani.

Lidhur me çmimet,  presidentja e fondacionit “Harpa”, shkrimtarja Majlinda Rama, u shpreh se aktivitete të tilla kanë si qëllim të promovojnë vlerat dhe kontribuesit e artit dhe kulturës kombëtare.

“Besoj shumë që momentet e festave janë çastet më të veçanta dhe më të përshtatshme që ne, të gjithë së bashku, pa dallim bindjesh politike, apo përkatësish fetare të festojmë arritjet e sukseset tona dhe të përgatitemi përballë sfidave të një viti të ri, në shërbim të ruajtjes së identitetit dhe vlerave tona kombëtare… Në hapësirën tonë shqipfolëse ka me dhjetra e qindra emra të spikatur në fushat ku ata veprojnë. Një pjesë e tyre, shpesh, dalin jashtë vëmendjes vlerësuese.

Ne po përpiqemi që t’u themi ‘Faleminderit!’, si emrave të shquar me kontribut disavjeçare, ashtu edhe disa të rinjve të talentuar që premtojnë në fushat ku ata janë të fokusuar. Kultura është identitet i një kombi, prandaj ajo duhet të ketë më shumë vëmendje se të gjithë sektorët e tjerë”,  tha Majlinda Rama.

Ceremonia e çmimeve kombëtare “Harpa”, është një ngjarje e rëndësishme kulturore, e kthyer tanimë në një traditë, e cila ka sjellë në vëmendjen e publikut emra, institucione e personazhe me kontribute të vyera në disa fusha të artit, kulturës e letërsisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME