Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËMel C: Suksesi i Spice Girls më futi në depresion

Mel C: Suksesi i Spice Girls më futi në depresion

Këngëtarja Mel C ka folur së fundmi për ato që ajo i quan “pjesë të vështira” të së kaluarës së saj, në një përpjekje për të ndihmuar të rinjtë të përgatiten më mirë për famën e tyre.

Anëtarja e Spice Girls shpjegoi disa nga betejat e saj të hershme në një intervistë të re me The Daily Mail. Kur ajo ishte pjesë e një prej grupeve më të shitura të viteve ’90, Mel  tregoi se vuante nga depresioni dhe një çrregullim të të ngrënit.

“Unë isha e sëmurë për disa vite,” tha artistja. “Kur shikoj prapa, nuk e di fizikisht se si e kam bërë këtë”.

Në verën e vitit 1994, Mel C dhe grupi drejtoheshin nga një burrë i quajtur Chic Murphy, i cili  bëri një koment për trupin e saj kur ajo u hodh në një pishinë.

Pas komentit, Melanie filloi të eleminonte karbohidratet, dhe periodat e saj  ndaluan. Ndërsa menaxheri i grupit Simon Fuller e dërgoi atë në një klinikë të shëndetit mendor, ajo tha se do të hante aq shumë derisa të ishte “pa ndjenja” dhe u përpoq të sëmurej.

“Ishte më shumë prej famës. Dhe kaq shumë nga çështjet e mia u nxitën nga kontrolli ose mungesa e kontrollit,” shtoi ajo. “Isha duke pirë në mënyrë të tepruar. Po haja me tepricë. Më vinte turp . Më duhej ta mbaja sekret sepse edhe pse e mohoja, ende dëgjoja atë zërin e brendshëm: ‘Kjo nuk është e drejtë, nuk mund të vazhdosh kështu.”

Mel C shpjegoi se rreth kohës kur grupi u nda, mendimet  vetëvrasëse ishin gjithashtu një shqetësim për të. Ajo u diagnostikua me depresion klinik, anoreksi, një çrregullim të ngrënies së tepërt, ankth dhe agorafobi, sipas The Daily Mail.

Këto ditë, këngëtarja e cila vuri në dukje vitin e kaluar se mund të ndodhë një ribashkim tjetër i Spice Girls deklaroi se e sheh veten si një “luftëtare”.

“Ne jemi luftëtarë, e dini?Ndonjëherë kur mendoj për atë që kam bërë dhe me çfarë merrem tani çdo ditë; me punën, me të qenit nënë, me gjërat e familjes. Them që jam e fortë dhe vazhdoj të eci përpara.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME