Sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi se së shpejti do të nisë procedurat e divorcit me Andrea Giambruno. Por siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italian ‘Stiscia la notizia’. Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.
Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:
Bashkëshorti Melonit– Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?
Vajza– Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea
Bashkëshorti i Melonit– Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…