Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.
Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa. Mira Murati është padyshim një emër i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023.
Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.
Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.
Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.