KULTURË
Ndërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidenti merr leje për varrimin në Skrapar

Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK. “Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? Prandaj jam pak kshu sot…” i ka thënë ajo gazetarëve teksa hynte në SPAK.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 ndërsa mësohet se i është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në Skrapar.








