Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMINdryshojnë çmimet e karburanteve në Shqipëri

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot në orën 18:00, nafta do të shitet me 223 lekë për litër, benzina me 194 lekë për litër dhe gazi me 78 lekë për litër. Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME