POLITIKË

Në vetëm 72 orë, Celibashi zbulon sa shqiptarë janë regjistruar për zgjedhjet

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zbuluar se në më pak se 71 orë janë kryer 10 mijë regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Kështu ka rikujtuar edhe njëherë shqiptarët e diasporës që të nxitojnë të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit. Ai ka shpjeguar edhe disa nga detajet për ta realizuar këtë procedurë.

Postimi i Celibashit:

10 mijë regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit në më pak se 72 orë pune. KQZ Shqiperi nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025. Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.

Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.

Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!

Voto për Zgjedhjet e 11 Majit

#VotoNgaJashtë2025

Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button