SPORT

Niko Kovac merr drejtimin e Dortmundit

Niko Kovaç rikthehet sërish në Bundesligë. Tekniku ka arritur akordin me Borussia Dortmund, për të vijuar sërish karrierën në kampionatin gjerman.

53-vjeçari i lindur në Berlin do të debutojë në fundjavë kundër Heidenheim, me synimin që të rikthejë Dortmundin tek rezultatet pozitive.

Përpos karrierës së tij si futbollist, Niko Kovaç, në cilësinë e trajnerit ka drejtuar më parë Kombëtaren e Kroacisë nga viti 2013 deri në 2015, si dhe klubet Eintracht Frankfurt, Bayern Munich, Monaco dhe Ëolfsburg.

Trajneri 53-vjeçar udhëhoqi bavarezët drejt fitores së titullit të Bundesligës në vitin 2019. Me 26 pikë, Dortmundi renditet i 11-ti në Bundesligë, duke fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e tyre të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button