
Fier – Ka nisur edhe në selinë e Partisê Demokratike dega Fier procesi i votimit në kuadër të Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit 2025.
I pranishëm në votimin e sotëm është edhe drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi , i cili ka dhënë udhëzimet për mbarëvajtjen e procesit.
Sot garojnë 22 kandidatë sipas parimit Nje anëtar, një votë. Në selinë e degës Fier pritet të votojnę rreth 1100 anëtarë nga 7 mijë që ka ardhur lista nga kryesia e PD të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës.
I pari që celi procesin ishte drejtuesi politik Gazmend Bardhi i cili hodhi në kutinë e votimit procesverbalin me kodet dhe më pas votuan kandidatët për të vijuar me anëtarësinë.
Ndërkohë procesi i votimit ka filluar edhe në Patos, Roskovec e Mallakastër.
PD dega Fier. Pritet të votojnë 1200 antarë nga 7 mijë që ka ardhur lista.
PD dega Mallakastër 300 nga 1200 antarë
PD dega Rroskovec 650 nga 1400
PD dega Patos 550 nga 1200
Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut në nisje të procesit ka theksuar se të drejtën e votës d kanë ata anëtarë të cilët janë të psjisur me kartat e anëtarësisë para vitit 2021.