
Për ata që jetojnë dhe punojnë në qendrat urbane, jetën e djalit me të cilin kemi folur sot do e kishin zili. Puna dhe pasioni i tij është të zbuloj bimë dhe lule të rralla në Shqipëri.
Ai udhëton maleve, sidomos në pranverë kur edhe natyra shpërthen dhe i bënë sytë katër për të spikatur lule të cilat ja vlenë të studiohen.
Donald Dhuka është djali i biologut, Lulëzim Shuka. Që këtu kuptojmë se nga e ka të trashëguar dashurinë që ka për natyrën dhe bimët. I ati, profesor, është një ndër zbuluesit dhe studiuesit me të njohur të bimëve në Shqipëri.
Donaldi, i cili që i vogël ka udhëtuar me babin lëndinave, sot këtë gjë e bën në rolin e studiuesit.
Së fundmi ai është pjesë e një grupi kërkuesish të cilët kanë zbuluar një lloj të ri shafrani, endemik shqiptar.
Puna si kërkues përveç pasionit kërkon edhe shpenzimet e veta të cilat këta njerëz që merren me këtë punë e kanë të vështirë t’i sigurojnë, pasi, vlerësimi për ta pothuajse është zero edhe pse bëjnë një punë të rrallë.
Donaldi punon edhe si pedagog i jashtëm ne Universitetin e Vlorës, por edhe kjo jo si punësim normal. Rezultatet e studimeve i ka në bashkëpunim me Gjermanët, disa kolegë nga Kroacia dhe Danimarka,pasi në vendin tonë, vështirë të vlerësohet pasioni dhe puna e këtij profesori të ri.