Operacioni “Kali i Trojës” vijon me sukses në PS

Nga ALB365 – Loja ka nisur prej kohësh dhe tashmë skenari po zbatohet me përpikëri. Operacioni i quajtur “Kali i Trojës”, i ndërtuar me durim dhe djallëzi, po jep frytet e veta brenda Partisë Socialiste. Dikur, kur drejtuesit e LSI-së shpërndanin urdhra të fshehtë nëpër struktura për t’u infiltruar në PS, askush nuk e besonte. Por sot, çdo dyshim është kthyer në fakt.
Dëshira për pushtet dhe nevoja për mbijetesë e shtyu çdo familje, çdo individ të shikonte kah qeveria – edhe kur ishin në opozitë. U tha qartë: shkoni, futuni në PS, punoni, kërkoni poste, por mos harroni – raportoni. Listat emërore, shkresat zyrtare, informacionet duhen dorëzuar – “do t’i bluajmë si mola”, ishte urdhri. Dhe kështu ndodhi.
Shumë nga ish-strukturat e LSI-së, të trajnuar dhe të motivuar, u infiltruan në PS. U bënë të besuar, morën poste, disa prej tyre drejtues organizatash e të ndërmarrjeve publike. Por në fakt, ishin aty për të shërbyer dy zotërinj – një zyrtarisht dhe një fshehurazi.
Rastet janë të shumta në Patos, Cakran, Fier, Lushnje, Rroskovec ku jo vetëm drejtues të strukturave të PS i dinë shumë mirë rastet sepse kanë folur me krenari kur i morën në “krahun e tyre” bile i graduan dhe kryetarë organizatash. Listat e antarësimeve që ata afronin dhe listat e personave që ata do ti votonin mashtruan drejtuesit dhe i emçruan në krye të organizatave apo dhe të institucioneve si drejtora apo zëvëndësdrejtora.
Ardhja e Belinda Ballukut si drejtuese politike në Fier nuk solli vetëm ndryshimin e stilit të punës, por dhe importimin e një strukture paralele nga Tirana – njerëz pa lidhje me terrenin, me organizatat, me të shkuarën politike të zonës.
Kjo lëvizje po anashkalon të besuarit e PS-së për t’u dhënë vend servilëve të saj dhe “kalorësve” që tashmë ndodhen brenda “kalit të Trojës”. Sulmi final, mendohet, do të ndodhë 24 orët e fundit para zgjedhjeve.
Lëvizjet e çantave dhe informacionet konfidenciale që qarkullojnë nga Semani, Libofsha, Roskoveci e Mallakastra nuk janë më thashetheme. Ato janë pjesë e një skeme të mirëmenduar për të marrë pushtetin lokal dhe për të konsoliduar një mandat të katërt. Tashmë, dreka, darka, kafenetë – nuk janë më thjesht takime shoqërore. Janë pika informacioni, ku gjithçka regjistrohet dhe raportohet.
Si në zgjedhjet e kaluara, ku çdo procesverbal shkonte në dy drejtime – një te Gramoz Ruçi dhe një në KQZ – por ato të KZAZ Divjakë mbërrinin vetëm tek Braçe, edhe sot historia po përsëritet, me emra dhe skema të reja.
Kryeministri Rama vjen sot në Fier, dhe fjala në terren është se i janë premtuar 11 deputetë. Beteja është për të 12-in. Por çfarë ndodh nëse kjo llogari dështon më 11 maj? Çfarë ndodh me ata që kanë dhënë garanci?
Erion Braçe është një shembull, kir plrplasen dy koka, ajo më dobta thyhet, ja pra dhe përplasja e tij në Lushnje i kushtoi vendin – dhe u transferua në Tiranë.
Prandaj, pasi kemi duruar kaq muaj, kaq vite, kaq mandate… të presim edhe një javë. E vërteta po del. E loja nuk ka mbaruar ende.