Aksident në Vajkan, katër të lënduar

Fier – Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”
Një kamion është përplasur me një ambulancë , dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjęherë , policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.
Të 4 të lënduarit në momentin e përplasjes ndodheshin në ambulancë. pacienti me probleme mendore, babai i tij , infermieri dhe një punonjës policie.
Paraprakisht dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën ambulancës.
Burimet nga spitali bęjnë me dije se gjëndja e të lënduarve është e mirë përveç punonjësit të policisë i cili është dëmtuar në njërën këmbë.
Ilir Seitaj
Jemin Tare
Genci Zylyftari
Esat Zylyftari
Hatem Bakillari
Taulant Mekollari
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin Ilir Seitaj, dhe autombulanca me drejtues shtetasin Jemin Tare.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi Genci Zylyftari, 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi Esat Zylyftari, 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi Hetem Bakillari, 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi Taulant Mekollari banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.