KRYESOREKULTURË

Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

E bukur, plot stil dhe majë takave, Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York, ku ndoqi sfilatën e Elton Ilirjanit. Në disa foto të publikuara në internet, Simaku shfaqet e veshur me një pellush të zi dhe e buzëqeshur, teksa ndiqte me gëzim Ilirjanin në pasarelë.

Shfaqja e modës u zhvillua të dielën në mbrëmje nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa, ku modeli shqiptar prezantoi disa nga krijimet e saj.

Në janar këngëtarja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke iu rikthyer normalitetit.

Gettyimages 2198641742 2048x2048 1

NEW YORK, NEW YORK – FEBRUARY 09: (L-R) Supermodel Elton ILIRJANI and Albanian singer Parashqevi Simaku seen backstage during The Global Fashion Collective Shows during New York Fashion Week Fall 2025 at Chelsea Factory on February 09, 2025 in New York City. (Photo by Arun Nevader/Getty Images for Elton Ilirjani)

476913409 122097218126768289 3564269773435490678 N

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button