Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Koalicioni do të ketë emrin “Bashkë fitojmë”. Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë: “BF”.

Para se të depozitonin letrat në KQZ, përfaqësuesit ligjorë të partive kanë dhënë edhe nga një deklaratë për shtyp. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj tha se është i bindur që KQZ do e pranonte koalicionin, ndërsa shtoi se ishte besimplotë që do të fitonin në të gjitha bashkitë e vendit.

“Kemi bindjen se PD do të pranohet si pjesë e këtij koalicionit, është ajo partia më e madhe opozitare, që përfaqëson zgjedhësit opozitarë që paraqie taletërnativa ndryshe me bazë të gjerë. PD do regjistrohet pasi ka nxjerrë përfaqësuesit nga Primaret që do të garojnë zgjedhjet lokale. Sa bashki do fitojmë? 61!” – tha Nuraj.

“Eshtë koalicioni i fitores dhe është më i gjëri që keni parë ndonjëherë… Në kërkesë shihet se është edhe emri i Partisë Demokratike edhe pse kjo forcë nuk është regjistruar në KQZ. Përfaqësuesi i kësaj pale tha para dorëzimit të kërkesës në KQZ se është i bindur që PD do të regjistrohet në zgjedhje” – tha Brahimllari. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME