Përplasen tre automjete në Qafën e Koshovicës, ka të lënduar (video)

Fier – Aksident i trefishtë ka ndodhur disa minuta më parë në “Qafën e Koshovicës”, thuhet se ka të lënduar dhe janë jasht rrezikut për jetën.
Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier – Vlorë në vëndin e qujatur “Qafa e Koshovicës”. Burime informacioni nga vendi i ngjarjes pohojnë se tre automjete janë përplasur mes tyre ku dy kanë qënë BMW dhe tjetra Volzvagen Polo.
Po këto burime pohuan se dy automjete tip BMW kanë qënë me drejtim të Fierit në zbritje ndërsa Volzvagen Polo ka qënë me drejtim lëvizje drejt Vlorës. Një ptej automjeteve ka qënë me targa greke, pohuan burime informacioni nga vendngjarja.
Burime zyrtare nga policia Fier pohojnë se të lënduar ka, janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonale Fier, po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jasht rrezikut për jetën
Në vendngjarje ka shkuar policia e qarkullimit rrugor por të mundësuar kalimin e automjeteve që krijuan trafik për shkak të aksidentit sikundër edh ekspertë të krminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së këtij aksidenti
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.